LAJMI I FUNDIT:

Torres i hapur për rikthim te Atletico Madrid, por vetëm si trajner

Torres i hapur për rikthim te Atletico Madrid, por vetëm si trajner
Fernando Torres (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi spanjoll, Fernando Torres ka thënë se kthimi në Atletico Madrid është në mendjen e tij, por kësaj radhe jo si futbollist.

Torres njoftoi pensionimin nga futbolli i luajtur para disa ditësh në moshën 35-vjeçare, pas një karrierë të suksesshme dhe me shumë trofe.

Legjenda spanjolle tani ka konfirmuar se do të rikthej te Atletico, por nuk dëshiron një punë pa përgjegjësi, duke lënë të kuptohet se do rolin e trajnerit.

Pensionohet Fernando Torres
Lexo po ashtu Pensionohet Fernando Torres

“Në mënyrë të pashmangshme do të kthehem përsëri, por për atë që dua të bëj në Atletico, duhet të mësojë ende”, ka thënë fillimisht Torres për gazetën AS.

“Nëse kthehem në Atletico, kam nevojë për kohë, për trajnim dhe duhet të përgatitem, sepse nuk do të kthehem në fushë mes lojtarëve por dëshiroj të kthehem në Atletico me një pozitë që më lejon të bëjë klubin më të trofeshëm”.

Shitjet më të mëdha në histori të Atletico Madridit - Hernandez thyen rekordin nëse transferohet te Bayerni
Lexo po ashtu Shitjet më të mëdha në histori të Atletico Madridit - Hernandez thyen rekordin nëse transferohet te Bayerni

“Unë do të përpiqem të fitoj gara që nuk i ka arritur ende në historinë e saj gjiganti spanjoll, për këtë kam nevojë për kohë dhe trajnim që të kem atë pozitë”.

“Kurrë nuk do të kthehem për të zënë një pozicion ku nuk mund të bëj asgjë, po në një pozicion për të ndihmuar klubin që të vazhdojë të rritet”, përfundoi ish-sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori