Fernando Torres i ka vënë synimet e tij drejt fitimit të titullit për herë të parë në karrierë me Atleticon.

Sulmuesi 34 vjeçar nuk e ka fituar kurrë ndonjë garë me Atletico Madridin.


"Fokusi im i vetëm tani është që të fitoj titullin e parë me Atleticon".

"Nuk më ndihmon mua ose ekipit të mendojmë për ndonjë gjë tjetër pos për tituj".

Torres e1523301384615 Foto: Getty Images

"Karakteri i skuadrës është i fortë për momentin përkundër faktit se na mungojnë disa lojtarë".

"Ne do të luftojmë për titullin e Europa League dhe e dimë se Arsenali përfaqëson sfidë të madhe", potencoi Torres.

Atletico të enjtën takohet me Arsenalin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. /Telegrafi/

telegrafi sport app