Kjo javë u mbyllë me disa transferime interesante në Serie A.
Milani vazhdon të jetë kryefjala, por edhe Roma nuk qëndroi e fjetur.
Klubet angleze ishin të heshtura, sikur duhet po bëhen të fillojnë furishëm javën që kemi para, transmeton Telegrafi.
Më poshtë keni 10 transferimet më të rëndësishme të 16 korrikut (e diel):
Lazio me këtë rast përfitoi 17 milionë euro dhe tre të tjerë në formë të bonuseve.
Specialisti i penalltive nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin brazilian. Alves në karrierën e tij është bërë i njohur edhe për faktin se i ka mbrojtur Cristiano Ronalos tri penallti, ndërsa nga 51 penallti në karrierë ka arritur t’i mbrojë 25 (49% efikasitet).
Roma do të paguajë 15 milionë euro dhe futbollisti ka zgjedhur numrin 17 për të bartur në fanellë pasi të njëjtën e ka veshur edhe te Basaksehir. Tifozët e quajnë ‘Paulo Dybala turk’, por se a do arrijë ai të ndjek hapat e argjentinasit në Serie A, mbetet të shihet.
Lojtari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa vlera e transferimet mendohet të jetë nëntë milionë euro.
Van Ginkel është huazuar edhe për një edicion nga Chelsea te gjiganti holandez, PSV.
Argjentinasi kaloi te Djajtë e Kuq nga Sampdoria në vitin 2015, ndërsa rinovimi erdhi si shpërblim nga Jose Mourinho për paraqitjet e mira si zëvendësues.
/Telegrafi/