0Shares

Aktori britanik, Tom Hardy, së shpejti mund ta pushtojë edhe skenën muzikore.

40-vjeçari është duke incizuar një album në zhanrin hip-hop, në bashkëpunim me producentin Sam Williams, i cili në të kaluarën ka punuar me yje, si Plan B dhe David Bowie.

Ky lajm e ka befasuar shumëkënd, duke qenë se shumë pak dihet se Hardy si i ri është marrë me rep.

“Tom që nga fëmijëria ka pasur pasion të madh për muzikën rep. Edhe pse e kishte ndërprerë shkrimin e këngëve, së fundmi ai ka vendosur të rikthehet, ndërsa e gjitha falë miqësisë me producentin muzikor, Sam”, ka thënë një burim, citon The Sun.

Lajmet për Tom Hardyn Lajmet për Tom Hardyn

Bëhet e ditur se aktori dhe producenti këto ditë janë duke punuar në përzgjedhjen e këngëve për albumin e ri.

Edhe pse Hardy akoma nuk ka vendosur në lidhje me publikimin dhe promovimin e muzikës së tij, shumë kompani të njohura, duke përfshirë edhe Warner Bros, kanë shprehur interesim për punën e tij.

“Ekziston mundësi e madhe që këto këngë të arrijnë majat e top-listave muzikore”, ka shtuar burimi.

Në një intervistë të mëhershme për BBC, Tom kishte treguar për hapat e parë në muzikë duke theksuar se që nga mosha 14 vjeçare është marrë me hip-hop, ndërsa ka pasur edhe marrëveshje të nënshkruar për realizimin e një albumi muzikor.

Në fillim të këtij viti u lansua në internet një ‘mixtape’ me titull ‘Falling On Your Arse 1999’, ku shfaqej Hardy duke bërë rep, ndërsa fansat i kanë pëlqyer këngët e tij. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)