LAJMI I FUNDIT:

Tifozët ultras të PSG-së do të bojkotojnë ndeshjet pas protestave kundër Messit dhe Neymar

Tifozët ultras të PSG-së do të bojkotojnë ndeshjet pas protestave kundër Messit dhe Neymar

Një grup i tifozëve ultras të Paris Saint-Germain janë zotuar të bojkotojnë të gjitha ndeshjet pas protestave kundër bordit të klubit, Lionel Messi dhe Neymar Jr.

Mbështetësit e pakënaqur i bënë të njohura ndjenjat e tyre menjëherë pas vendimit për të pezulluar shtatë herë fituesin e Topit të Artë, pas udhëtimit të tij të paautorizuar në Arabinë Saudite.


Messi nuk do të nënshkruajë një kontratë të re në Parc des Princes, pasi e ka parë angazhimin e tij ndaj kauzës të vënë në pikëpyetje gjatë një periudhe dyvjeçare në Francë, ndërsa Neymar gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e padëshiruar nga tifozët gjatë një tjetër sezoni të goditur nga dëmtimet.

Me kore kundër Messit, tifozët e PSG-së mblidhen para zyrave të klubit
Lexo po ashtu Me kore kundër Messit, tifozët e PSG-së mblidhen para zyrave të klubit

“Në fund të takimit mes drejtuesve të klubit dhe drejtuesve të Collectif Ultras Paris (CUP), zyra e CUP vendosi për të ndërprerë plotësisht aktivitetet tona. Prandaj, ne nuk do të jemi më të pranishëm në Parc des Princes ose në udhetim.

“Ngjarjet e fundit në gjendjen e marrëdhënieve tona të përbashkëta me drejtuesit na bëjnë të besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe e vetme që ka të ngjarë të ruajë një të ardhme të përbashkët”.

“Ne presim përgjigje të qarta nga klubi për disa pika, në mënyrë që të rishikojmë pozicionet tona”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga CUP në rrjetet sociale.

PSG reagon e indinjuar pas protestave të tifozëve kundër Messit dhe Neymarit
Lexo po ashtu PSG reagon e indinjuar pas protestave të tifozëve kundër Messit dhe Neymarit

Grupi ultras nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e meshkujve apo femrave pasi ishte pjesë e protestave në selinë e klubit në Boulogne-Billancourt javën e kaluar kundër kryetarit Nasser Al Khelaifi dhe anëtarëve të shquar të stafit.

Mbështetësit e PSG-së kanë kundërshtuar paraqitjet e disa lojtarëve – veçanërisht atyre që ata mendojnë se nuk po japin gjithçka për klubin, ndërsa kundërshtimi është shprehur ndaj planeve të supozuara në emër të bordit për të blerë Stade de France, në vend që të financojnë përmirësimet në Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori