LAJMI I FUNDIT:

PSG reagon e indinjuar pas protestave të tifozëve kundër Messit dhe Neymarit

PSG reagon e indinjuar pas protestave të tifozëve kundër Messit dhe Neymarit

Paris Saint-Germain ka dënuar abuzimin e drejtuar ndaj yjeve të ekipit, Lionel Messit dhe Neymar Junior nga një grup i zemëruar i tifozëve protestues.

Një numër i pasionuar i tifozëve, të njohur si SG Ultras, u mblodhën jashtë selisë së klubit të mërkurën për të shprehur ankesat e tyre.


Ata janë të zhgënjyer kur mësojnë se Messi, pas dy sezonesh në Francë, nuk do të zgjasë kontratën e tij ndërsa nuk hezituan të ofendojnë në kor duke thirrur: “Messi, bir bushtre”.

Sulmuesi brazilian, Neymar gjithashtu ka qenë cak për kritika, mes çështjeve të formës dhe fitnesit këtë sezon , me sulmuesin 31-vjeçar që iu tha të “humbet”.

Me kore kundër Messit, tifozët e PSG-së mblidhen para zyrave të klubit
Lexo po ashtu Me kore kundër Messit, tifozët e PSG-së mblidhen para zyrave të klubit

PSG u është përgjigjur me anë të një deklarata zyrtare atyre që ndjenë nevojën për të marrë zemërimin e tyre dhe të protestojnë në rrugë.

“Paris Saint-Germain dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe fyese të një grupi të vogël individësh të ndodhura të mërkurën. Sido që të jenë dallimet e mendimeve, asgjë nuk justifikon veprime të tilla”.

“Klubi jep mbështetjen e tij të plotë për lojtarët e tij, stafin e tij dhe të gjithë ata që janë në shënjestër nga një sjellje e tillë e turpshme”, thuhet në deklaratën e klubit parisien në faqen zyrtare.

Tifozët e PSG kanë shprehur gjithashtu zhgënjimin e tyre ndaj kryetarit të klubit Nasser Al-Khelaifi, pasi nuk po arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve, pavarësisht investimeve të konsiderueshme në lojtarët që llogariten yje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori