LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Real Madridi me aksion në rrjetet sociale për rikthimin e Ronaldos në “Santiago Bernabeu”

Tifozët e Real Madridi me aksion në rrjetet sociale për rikthimin e Ronaldos në “Santiago Bernabeu”

Me rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin, Kylian Mbappe theu iluzionin e madh të Florentino Perez për nënshkrimin e tij si futbollisti më i mirë i ardhshëm në botë në ekipin më mediatik në planet.

Presidenti i Los Blancos e ndoqi atë që nga Kupa e Botës e vitit 2018 dhe, kur ardhja e tij dukej e pashmangshme, PSG arriti të ruante figurën e tyre kryesore. Madridi zgjodhi sulmuesin dhe braktisi garën për Erling Haaland, i cili tashmë është transferuar nga Borussia Dortmund te Manchester City.

Mbretërit kanë besim në lojtarët e tyre

Ronaldo kritikohet për 'regjimin' që i bënë djalit të tij për stërvitjet - sidomos për foton e fundit
Lexo po ashtu Ronaldo kritikohet për 'regjimin' që i bënë djalit të tij për stërvitjet - sidomos për foton e fundit

Skuadrës nuk i ka mbetur asnjë plan B, me sa duket nuk kanë nevojë, me nivelin në të cilin luan Karim Benzema, i cili garon legjitimisht për Topin e Artë si lojtari më i mirë në botë, i shoqëruar nga Vinicius Jr.

Megjithatë, skuadrës i duhet një yll mediatik për të riafirmuar veten, nuk mund të lihet pas asaj që City dhe PSG kanë bërë tashmë.

Tifozët ndezin lëvizjen #CristianoVuelve (#CristianoKtheu) pasi Mbappe vendos të qëndrojë në PSG

Përveç kësaj, tifozët e Merengues duan një lëvizje të rëndësishme për skuadrën, ndaj krijuan menjëherë një hashtag në rrjetet sociale, shoqëruar me hashtag #CristianoVuelve, një thirrje për të rikthyer idhullin e tyre më të madh në histori të klubit, Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht luan për Manchester United, e që po lufton për një vend në vend në Ligën e Evropës.

Rastësisht, tifozët e madrilenëve, në mes të pikëllimit të tyre, nisën krahasimet mes Mbappes dhe Cristianos, duke justifikuar rikthimin e yllit portugez për gjithçka ka arritur te bardhezinjtë, ndaj asaj që francezi nuk ka arritur të bëjë me PSG-në.

Cilat janë shanset që Cristiano Ronaldo të kthehet në Real Madrid?

Haaland i 'dashuruar' në Ronaldon - e kopjon edhe në regjimin e ushqimit
Lexo po ashtu Haaland i 'dashuruar' në Ronaldon - e kopjon edhe në regjimin e ushqimit

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Real Madrid duket i komplikuar: ai është në fazën e fundit të karrierës së tij (37 vjeç), dhe gjithashtu ka një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk duken të gatshëm ta lënë të largohet, pasi ai është figura e tyre kryesore e momentit, në përpjekje për të rindërtuar projektin, me ndihmën e trajnerit të tij të ri Erik ten Hag.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2018, pasi fitoi Ligën e Kampionëve të tretë radhazi për madrilenët, i distancuar nga Florentino Perez, në një luftë egosh, e cila përfundoi duke e çuar yllin portugez te Juventus.

Pas tre vitesh të suksesshme me Zonjën e Vjetër, një vit më parë ai u rikthye te Manchester United, skuadra ku mori famë, por në kushte të ndryshme.

Në fillim të majit, The Mirror siguroi se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid sepse të dyja palët janë të interesuara për një rikthim të mundshëm, pavarësisht përplasjes së egove me Florentinon. I vetmi paralajmërim për bardhezinjtë ishte skenari aktual, që Mbappe të mos konfirmonte transferimin e tij në Madrid.

Gjatë tetë viteve të tij me ekipin, Cristiano Ronaldo shënoi 450 gola dhe 132 asistime në 438 ndeshje, si dhe fitoi katër Liga të Kampionëve dhe dy La Liga, ndërsa individualisht mori katër Topa të Artë. Në fakt, që nga vera e kaluar, tashmë kishte spekulime për rikthimin e mundshëm të Cristianos në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori