LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e PSG-së vendosin banderola ‘anti-Pogba’ jashtë stadiumit

Tifozët e PSG-së vendosin banderola ‘anti-Pogba’ jashtë stadiumit

Kalimi i mundshëm i Paul Pogba në Paris Saint-Germain nuk ka shkuar mirë në Paris, me tifozët që vendosën banderola duke i thënë atij që nuk është i dëshiruar në klubin e tyre.

Koha e Pogbas te Manchester United mund të jetë në përfundim këtë verë, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe, sipas raporteve, ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re.


Nëse fituesi i Kupës së Botës nuk do ta zgjasë kohën e tij në Old Trafford pas kontratës së tij aktuale, atëherë United dëshiron ta shesë atë në afatin kalimtar, në vend që ta lejojë të shkojë falas brenda një viti.

PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro
Lexo po ashtu PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro

PSG janë të interesuar dhe thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për 28-vjeçarin, i cili besohet të jetë ‘i hapur’ për lëvizjen.

Megjithatë, shihet qartë se disa nga tifozët e klubit parisien nuk janë të kënaqur me transferimin dhe nuk e duan Pogban te PSG.

Një banderolë jashtë stadiumit Parc des Princes është vendosur tashmë nga disa tifozë të klubit francez ku shkruan: “Pogba ju duhet të dëgjoni nënën tuaj, ajo nuk ju dëshiron këtu. As ne!”.

Një banderolë e dytë, me të njëjtin mesazh, u vendos jashtë fushës stërvitore të klubit në Saint-Germain en Laye.

Mesfushori i Francës, i cili ishte pjesë e skuadrës në Euro 2020 ku pësuan eliminim tronditës në çerekfinale nga Zvicra, lindi në periferi të Parisit, Lagny-sur-Marne.

Pavarësisht se është i mërzitshëm në kryeqytetin francez, Pogba është një tifoz i Marseille dhe kjo ka të ngjarë të jetë arsyeja për tifozët e rivalëve të tyre që nuk duan që mesfushori të vijë në PSG.

Si i ri ai luajti për Le Havre, para se të transferohej në United në moshën 16-vjeçare në vitin 2009, ndërsa më vonë kaloi te Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori