LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Llapit thonë se nuk qëndrojnë pas sulmit fizik në trajnerin Sokoli: Shërim të shpejtë, krenarë me ty

Tifozët e Llapit thonë se nuk qëndrojnë pas sulmit fizik në trajnerin Sokoli: Shërim të shpejtë, krenarë me ty

Trajneri i KF Llapit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.

E gjitha ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, pas humbjes së skuadrës së tij nga KF Prishtina me rezultat 2-1.


I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve ulras të Llapit, Legjendat, të cilët thonë se janë në përkrahje të trajnerit dhe se ata nuk e kanë bërë.

Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli

Më poshtë keni reagimin e plotë të tyre:

Ne si kryesi e ‘Legjendave’ duke parë se në media po qarkullojnë lajme se kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli, pas ndeshjes është rrahur nga disa persona, e pamë të arsyeshme të reagojmë me bindje të plotë se këtë gjest kriminal nuk e ka bërë tifozeria ‘Legjendat’ e asnjë nga anëtarët tanë”.

Ata që po mundohen me përça klubin, LE TË LARGOHEN NGA KLUBI. Shërim të shpejtë Prof, ne jemi krenarë me ty dhe punën tënde, gjithmonë ne përkrahje!

Kjo është humbja e dytë radhazi për Llapin pas asaj ndaj Feronikelit. Por, përkundër këtyre dy humbjeve, pas nëntë xhirove Llapi renditet i treti me 16 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori