Thiago: Barca nuk besoi tek unë


22-vjeçari kaloi në Allianz Arena në verën e kaluar dhe është shprehur i lumtur që mori këtë vendim, pasi, siç ka thënë, ishte nënvlerësuar nga Blaugranët.
“Vendimi im ishte i bukur. Kishte të bëjë me udhëheqësinë. Kisha përshtypjen se te Barca nuk besonin tek unë”.
“Ky klub (Bayerni) është më i miri në botë, është gjë e shkëlqyer të luash në Bundesliga”, ka thënë spanjolli për Kicker.
Ai ka shtuar se edhe katalunasit edhe bavarezët janë unikë në stilin e tyre të lojës, përkundër se Pep Guardiola (ish-trajner i Barcës) po e drejton Bayernin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/03/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































