eksperti ad

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 4-1 në një nga ndeshjet më të përfolura të raundit të 16-të.

Heroi i madh i belgëve ishte Charles De Ketelaere, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.


Sulmuesi belg zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të, ndërsa realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, De Ketelaere asistoi Hans Vanaken, i cili shënoi për 3-1 në minutën e 57-të.

telegrafi.com

Romelu Lukaku, i aktivizuar nga banka rezervë, vulosi fitoren e Belgjikës me golin e katërt në minutën e 93-të.

Për SHBA-në, golin e vetëm e realizoi Malik Tillman në minutën e 31-të nga goditja e dënimit, duke rikthyer përkohësisht shpresat e vendasve.

Kjo përballje mori vëmendje të madhe edhe para fillimit për shkak të situatës me Folarin Balogun. Komiteti disiplinor i FIFA-s pranoi ankesën e SHBA-së dhe anuloi pezullimin e sulmuesit, duke i dhënë mundësinë të ishte në dispozicion për këtë ndeshje.

Balogun e nisi takimin si titullar, por nuk arriti të ndihmojë ekipin amerikan në përpjekjen për të eliminuar Belgjikën.

Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën në një duel që premton shumë spektakël. /Telegrafi/

telegrafi sport app