Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ditën e sotme (e martë) ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Reklama

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo inkurajon të gjithë që të marrin vaksinën për të shpëtuar fillimisht veten e më pas edhe familjen.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

“Unë u vaksinova. Staf profesional me një super organizim. Unë që frikësohem prej çdo lloj ineksioni, as që e kam ndjerë”.

“Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithë rrethin tënd”, ka thënë ajo.

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 110 raste pozitive në 24 orët e fundit Një i vdekur nga coronavirusi dhe 110 raste pozitive në 24 orët e fundit

Deri më tani një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së COVID-19.

Reklama

Theksojmë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,667 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 110 persona. /Telegrafi/

Reklama