LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen në dyshim për finalen e Kupës së Mbretit

Ter Stegen në dyshim për finalen e Kupës së Mbretit
Ter Stegen. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen, është në dyshim për finalen e Kupës së Mbretit pas lëndimit të pësuar ditë më parë.

Portieri gjerman ka pësuar një lëndim në gju, para ndeshjes finale ndaj Valencias.


Ter Stegen ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e titullit në La Liga, duke bërë 35 paraqitje të shkëlqyeshme.

Marc-Andre Ter Stegen . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Jasper Cillessen ka qenë ai që ka mbrojtur në ndeshjet e fundit ndaj Celta Vigos dhe Getafes.

Sidoqoftë, Ter Stegen ende po përballet me lëndimin, ndërsa Barca zbulon se 27-vjeçari se po lufton për ta kaluar lëndimin e gjurit të djathtë.

Klubi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me lëndimin, por Ter Stegen është në dyshim për përballjen me Valencian. /Telegrafi/