“Tequila Vava” thyen rekord të ri

Rekordin për më shumë shikime ditore sigurisht se e mban 2po2, mirëpo pasi u mposht në këtë kategori, tani “Tequila Vava” është duke kërkuar suksese dhe rekorde tjera, gjithnjë sipas një prej pjesmarrësve në këngë, Nogës.
“Jemi shumë të kënaqur me suksesin e këngës, ajo i ka tejkaluar pritjet, pasi është shndërruar në hit veror”, theksoi Noga.
Rekordin për më shumë klikime në YouTube për një videoklip shqiptar e mban Aurela Gaçe dhe kënga “Origjinale”, me mbi pesë milionë ‘views’. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/07/2011






















































