LAJMI I FUNDIT:

Teori konspiracioni pas vdekjes së financierit Epstein

Teori konspiracioni pas vdekjes së financierit Epstein

Teoritë rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili ishte në qendër të një çështje gjyqësore me akuzat e trafikimit për seks, kanë pushtuar rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Këto teori madje kanë arritur të depërtojnë edhe tek mediumet kryesore. Në materialin në vazhdim, Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, i hedh një vështrim çështjes se si media sociale nxit pikëpamjet ekstreme.

Kur u përhap lajmi se një financier i burgosur nën akuzat për abuzime seksuale kishte vdekur si pasojë e asaj që dukej si vetëvrasje, disa javë pas një tentative për vetëvrasje, media sociale shpërtheu me teori të ndryshme. Si ndodhi? Kush e bëri? Dhe pse? Presidenti Trump ndau në Twitter postimin e një komediani.


“Ai dinte gjëra për familjen Klinton dhe kështu përfundoi i vdekur”, u shpreh komediani Terrence K. Williams.

Vëzhguesit e medias sociale thonë se vdekja e financierit Epstein ishte stuhia e përsosur për keqinformim në Twitter, Facebook dhe YouTube.

“Është bërë një prirje standarde ndërsa shohim këto valë keqinformimesh që bien mbi kokat e të gjithëve”, thotë Irina Raicu nga Universiteti Santa Clara.

“Gjithmonë kemi pasur teori konspiracioni, por tani kemi shpejtësinë dhe gjerësinë e përhapjes si dhe nxitjen e tyre falë medias sociale. Tani, kushdo mund të thotë çfarë të dojë”, thotë Hany Farid nga Universiteti Berkley.

Një çështje është se mediat sociale si Twitter nxjerrin si parësore temat kryesore për të cilat po flasin njerëzit. Nga ana tjetër kritikët thonë se kjo ushqen më shumë idetë ekstreme dhe teoritë e konspiracionit, duke sjellë më shumë vëmendje tek ata.

“Ideja për të mos nxjerrë si kryeartikuj temat që debatohen më shumë, ka më shumë kuptim, sepse tërheq vëmendjen e njerëzve ndaj diçkaje që nuk u intereson. Dhe, nëse ajo që po debatohet më shumë janë teoritë e konspiracionit, do të thotë se media sociale luajti rol në përhapjen e kësaj”, thotë Raicu.

“Duhet shqyrtuar ideja e vënies së rregullave mbrojtëse në internet, sepse po shohim pasoja reale nga ato që po ndodhin në rrjetet e medias sociale”, thotë Farid.

Pas çdo incidenti të profilit të lartë, rrjetet e medias sociale gjenden nën presion për të bërë diçka për kufizimin e pikëpamjeve ekstreme përndryshe do të jenë entet rregulaltore që do ta bëjnë këtë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori