LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Ky është momenti kur një grup prej rreth 20 të burgosurish u përpoqën të dilnin nga burgu përmes një tuneli – vetëm për “t’u pritur” nga një ekip oficerësh policie në pritje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët në Maracaibo, Venezuelë, ishin në një kurs trajnimi jashtë kur panë të burgosurit duke u përpjekur të arratiseshin.


Dhe oficerëve iu desh të ndihmonin kriminelët e dyshuar në hapësirën e ngushtë përpara se t’i kthenin brenda burgut.

Policët nuk mbanin armë, por të burgosurit ishin gjithashtu të paarmatosur – që do të thotë se oficerët ishin në gjendje t’i kapnin ata shpejt.

Duke qenë se hapja e tunelit ishte aq e vogël, të arratisurit ishin në gjendje vetëm të përfundonin drejt e në krahët e policëve që prisnin.

Ata thuhet se u kthyen brenda në qendrën e paraburgimit në selinë e policisë më 17 prill.

Komisioneri i Policisë, Rafael Ramírez Colina ka thënë se “çdo gjë është tani nën kontroll”, duke shtuar se tre të burgosur kishin nevojë për trajtim për lëndime të lehta ndërkohë që autoritetet policore kanë thënë se po hetojnë tentativën për arratisje për të parandaluar një situatë të ngjashme që të ndodhë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori