LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën janë rivalë, por Alisson e lavdëron Strakoshën

Të shtunën janë rivalë, por Alisson e lavdëron Strakoshën

Roma dhe Lazio do ta zhvillojnë derbin e javës së 13-të në kampionatin italian Serie A.

Dy skuadrat nga kryeqyteti italian pritet të dhurojnë spektakël në fushë pasi ndeshjet ndërmjet tyre gjithmonë kanë qenë fantastike.


Por përkundër rivalitetit të madh, duket se portieri i Romës, Alisson Becker dhe ai i Lazios, shqiptari Thomas Strakosha janë miq të mirë jashtë fushe.

Numri një i ‘Giallorossëve’ ka folur para derbi duke thënë se kërkojnë fitore për të vazhduar ecurinë e mirë në kampionat.

“Do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave që po luajnë futboll të bukur. Lazio është duke bërë një kampionat të shkëlqyer por ne shpresojmë në fitore”, ka deklaruar Alisson.

Tutje portieri brazilian është ndalur dhe ka folur për rivalin e tij, Thomas Strakosha duke e ngritur në qiell atë.

“Është një portier gjigant, i ri, ashtu siç jam edhe unë, megjithëse jam pak vite më i madh se ai”.

“Është shumë i zoti mes shtyllave, por edhe në lojën me këmbë. Është pjesë e një ekipi që bën lojë krejt ndryshe nga ne, megjithatë është duke bërë një punë të mirë”, ka deklaruar portieri brazilian i Romës, Alisson. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori