LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Të shtëna armësh në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e mbrëmjes së sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen Sofali në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.


Hoxha ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:25, dhe se fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar e as për dëme materiale.

“Me datë 13.02.2017 rreth orës 20:25 Policia ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në Rr.”Mbretëresha Teutë” në Prishtinë. Njësitë policore menjëherë kanë reaguar në atë lokacion, aty janë gjetur disa gëzhoja që dyshohen të jenë të kalibrit të vogël e që kanë mbetur të verifikohen nga njësiti policor i forenzikës. Fatbardhësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar e deri tani as për dëme materiale”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.

Ai ka shtuar se policia është duke zhvilluar procedurat e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast./Telegrafi/