LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në koncertin e Ava Max në Filadelfia, këngëtarja shqiptare reagon e traumatizuar në rrjetet sociale

Të shtëna me armë në koncertin e Ava Max në Filadelfia, këngëtarja shqiptare reagon e traumatizuar në rrjetet sociale
Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max, është duke mbajtur së fundmi një tur mbarëkombëtar me koncerte.

Pak ditë pasi performoi në një koncert gjigant në Londër të Mbretërisë e Bashkuar, ajo u drejtua për në Filadelfia të ShBA-së, për koncertin e saj të radhës me rastin e 4 korrikut.


Mirëpo jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi të shtëna armës janë dëgjuar shumë pak minuta pasi këngëtarja shqiptare ka përmbyllur koncertin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

“Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas shfaqjes sonë Filadelfia mbrëmë. Nuk e di se çfarë po ndodh me këtë vend. Kudo që jemi ne jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Unë lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme, me gjithë dashurinë time”, shkroi Ava Max në Instagram.

Ava Max shfaqet me ngjyrat kuq e zi në koncertin e komunitetit LGBTI+ në Londër
Lexo po ashtu Ava Max shfaqet me ngjyrat kuq e zi në koncertin e komunitetit LGBTI+ në Londër

I dyshuari që ka gjuajtur me armë ende nuk është identifikuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan NewsWeek.

Koncerti “Wawa Welcome America” u zhvillua në Benjamin Franklin Parkway më 4 korrik me të ftuar specialë muzikorë. Në të kaluarën, Boyz II Men, Jennifer Hudson, Nicki Minaj, Elton John dhe Patti Labelle kanë performuar. Këtë vit, së bashku me Ava Max, të ftuar ishin edhe Jason Derulo dhe Tori Kelly.

Rreth orës 21:50. Ndërsa të gjithë po shikonin fishekzjarrët për t’i dhënë fund ngjarjes, dy oficerë policie që punonin për sigurinë e koncertit u qëlluan pranë Muzeut të Artit në Filadelfia. Pasi turma dëgjoi të shtënat, shpërtheu histeria dhe videot u bënë virale teksa njerëzit iknin nga vendi i ngjarjes.

Kryetari i bashkisë së Filadelfias Jim Kenney shkroi në Twitter për të shtënat e 4 korrikut: “Të shtënat e sotme në Parkway janë një incident vërtet i tmerrshëm për qytetin tonë. Jam thellësisht mirënjohës që dy oficerët nuk u plagosën rëndë dhe ata janë trajtuar dhe janë liruar nga spitali”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të luftuar dhunën me armë në qytetin tonë – duke përfshirë marrjen e një numri rekord të armëve nga rrugët – por ne po bëjmë një betejë të vështirë. Ne po i lutemi ligjvënësve që të na ndihmojnë të ndalojmë fluksin e armëve në vendin tonë”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori