LAJMI I FUNDIT:

Të pasura dhe të bukura, gjashtë të famshmet që nuk kanë pasur fat në dashuri (Foto)

Të pasura dhe të bukura, gjashtë të famshmet që nuk kanë pasur fat në dashuri (Foto)

Angelina Jolie pohon se u ka dhënë fund lidhjeve, ndërsa Jane Seymour asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet vetëm në moshën 66-vjeçare.

Më poshtë jua sjellim disa prej yjeve që nuk kanë pasur fat në dashuri.

Diane Lane

52-vjeçarja është e lirë që nga viti 2013, pasi i dha fund lidhjes nëntëvjeçare me bashkëshortin e dytë, Josh Brolin. Ajo nga bashkëshorti i saj i parë, aktori francez Christopher Lambert, u divorcua në vitin 1994, pasi që një kohë të gjatë kishin jetuar ndarazi.

(Foto: Getty Images)

“Natyrisht, kam dëshiruar të gjej një burrë të vërtetë, por kënaqem edhe në vetmi”, është shprehur ajo.

Jane Fonda

79-vjeçarja dhe producenti Richard Perry u ndan sivjet pas lidhjes tetëvjeçare, por diva legjendare nuk është dëshpëruar. “Jane shpreson të gjejë dikë me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës, por është e vetëdijshme se ka mundësi që të mbetet e vetmuar”, ka thënë një burim i afërt me aktoren.

(Foto: Getty Images)

Fituesja e Oscarit ishte në lidhje me regjisorin francez Roger Vadim që nga viti 1965 deri 1973, ndërsa me Tom Hayden ishte në lidhje nga viti 1973 deri në vitin 1990. Pas dirvorcit me bashkëshortin e tretë Ted Turner, pas dhjetë vjet qëndrimi së bashku, ajo u pajtua të jetoj e vetmuar. “Është mirë të jesh vetëm”, kishte deklaruar ajo.

Susan Sarandon

Jonathan Bricklin ishte burri i fundit në të cilin ishte dashuruar Susan Sarandon. Por dashuria përfundoi, pasi që Jonathan u dashurua në Marina Picasso, mbesën e Pablo Picassos.

(Foto: Getty Images)

Jeta e yllit të filmit “Thelma and Louise” ka përfshirë edhe martesën me aktorin Chris Sarandon, regjisorin francez Louis Malleo, rokerin David Boëie dhe italianin Franco Amurri. Aktorja 71 vjeçare ishte në lidhje edhe me Tim Robbinson, me të cilin ka dy fëmijë.

“Ndoshta ka kaluar mbi të shtatëdhjetat, por ajo është ende ndër femrat më seksi në industrinë e filmit. Edhe më tej shpreson të gjejë një mashkull, i cili do t’i përgjigjet në tërësi”, ka thënë një burim.

Jane Seymour

Edhe 66-vjeçarja, të cilën publiku e mban mend nga seriali “Dr. Quinn, Medicine Woman”, po ashtu është e vetmuar.

(Foto: Getty Images)

“Asnjëherë nuk ka menduar se do të mbetet e vetmuar në moshën 67-vjeçare. Fëmijët e saj janë rritur dhe shtëpia e saj është e zbrazët. Merret me hobi dhe shëtitje të gjata. Ende duket fantastike, përkujdeset për pamjen dhe askush nuk e ka të qartë si nuk mund të gjejë një mashkull të vërtetë”, thotë një burim i afërt me aktoren, e cila ka qenë e martuar tri herë.

Angelina Jolie

As martesa e tretë me Brad Pitt, për Angelina Jolie nuk përfundoi me fat. Lajmi për ndarjen e tyre shokoi botën, pasi ishte konsideruar si çifti më i mirë i të gjitha kohërave, por duket se ata nuk ndiheshin njësoj.

(Foto: Getty Images)

Aktorja dhe humanistja e madhe shpesh flet se ka përfunduar me meshkuj një herë e përgjithmonë, por miqtë e saj në media shpesh flasin se është vetëm çështje kohe kur ajo serish të dashurohet.

“Duket e bukur për moshën që ka dhe nuk ekziston mashkull që nuk do të dëshironte të jetë me të”, komentojnë të afërmit e saj.

Demi Moore

Edhe jeta e dashurisë së 55-vjeçares ishte kryesisht turbulente. Pas ndarjes nga Bruce Willis, me të cilin ka tri vajza, u dashurua në kolegun më të ri Ashton Kutcher. Pas ndarjes prej tij, ajo nuk pati më lidhje serioze.

(Foto: Getty Images)

“Demi është 55 vjeçe dhe duket më bukur se asnjëherë më parë, por ajo kohën e lirë e kalon në shoqëri me fëmijët e saj”, ka thënë një burim i afërt me aktoren. /KP/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori