LAJMI I FUNDIT:

Të martën mbahet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Të martën mbahet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
(Foto: ffk-kosova.com)

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se nesër (e martë) do të tërhiqet shorti për përballjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Tërheqja e shortit do të bëhet me fillim në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


“Nesër në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës”.

“Për shkak të konferencës për media, ku do të bëhet prezantimi i logos dhe fanellave të reja të Kombëtares, Komisioni i Garave vendosi që orarin e tërheqjes së shortit ta zhvendosë në orën 13:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Prishtina, Dukagjini, Istogu dhe Llapi janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori