LAJMI I FUNDIT:

“Do të ishte mirë për klubin dhe atë” – pas Robertos, një yll tjetër i Barcelonës kërkon rikthimin e Messit

“Do të ishte mirë për klubin dhe atë” – pas Robertos, një yll tjetër i Barcelonës kërkon rikthimin e Messit

Nuk ka funksionuar siç ishte planifikuar për yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, me skuadrën franceze që nuk arriti të kalonte fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve që kur ai mbërriti. Me 100 ditë deri në skadimin e kontratës së tij me PSG-në, ka paqartësi në rritje se ku do të luajë futbollin e tij sezonin e ardhshëm.

Messi thuhet se ka dyshime për projektin e PSG-së për sezonin e ardhshëm, me pak siguri se kush do të jetë trajneri. Christophe Galtier është nën presion të madh. Përveç kësaj, Messi ndihet sikur Barcelona është ende shtëpia e tij, gjë që është e kuptueshme pasi ka kaluar dy dekada atje.


Ndërkohë PSG po përballet gjithashtu me probleme financiare të Fair Play dhe paga e Messit ka të ngjarë të arrijë të paktën në atë të Kylian Mbappe, gjë që mund të ulë dëshirën e tyre për ta mbajtur atë.

Ylli i Barcelonës e dëshiron rikthimin e Messit në Camp Nou
Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës e dëshiron rikthimin e Messit në Camp Nou

Pas El Clasico të dielën mbrëma, Sergi Roberto deklaroi se Messi do të pritej krahëhapur nëse do të kthehej. Jordi Alba gjithashtu ka konfirmuar se ai mendon se do të ishte mirë për të gjithë të përfshirët nëse ai do të kthehej.

“Do të doja që ai të kthehej, por nuk e di nëse do të kthehet. Ne nuk kemi folur për këtë, sepse ai ka një kontratë me PSG. Shpresoj që të kthehet. Do të ishte mirë për klubin dhe për të”, ka thënë fillimisht Alba për Sport.

Alba pranoi se Messi kishte luftuar për t’u përshtatur në sezonin e tij të parë në Paris, por thotë se ai nuk është si në shtëpi në Francë.

“Ai është i lumtur në Paris. Vitin e parë nuk e kaloi mirë, e kishte të vështirë të përshtatej me jetën atje, por unë kam folur me të dhe këtë vit ka qenë shumë më mirë”, përfundoi mbrojtësi.

Financat janë ato që do të prishin çdo marrëveshje për Messin, me Blaugranët që duhet të ulin faturën e pagave me rreth 200 milionë euro këtë verë pa rekrutuar argjentinasin.

Megjithatë, nëse presidenti Joan Laporta mund t’i bëjë numrat të përshtatshëm, ai nuk e ka fshehur faktin se ashtu si Alba dhe Roberto, ai do të ishte i kënaqur të shihte Messin të kthehet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori