LAJMI I FUNDIT:

Të hënën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi për U-21

Të hënën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi për U-21
Foto: FFK-Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë sportdashësit në lidhje me ndeshjen e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës U-21 ndaj Turqisë.

Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të Grupit 3 për kualifikime në Euro 2021.


Kjo përballje është e paraparë të zhvillohet më datë 11 qershor në stadiumin e qytetit në Prishtinë “Fadil Vokrri”.

Kosova U21 e nis me fitore, shkatërron Andorrën në shtëpinë e saj
Lexo po ashtu Kosova U21 e nis me fitore, shkatërron Andorrën në shtëpinë e saj

FFK ka njoftuar të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021 do të dalin në shitje nesër (e hënë) në orën 9:00.

Biletat për këtë ndeshje do të shiten në dy pika të IPKO-s:

Prishtinë: Rr. “Perandori Justinian”, në Pejton

Prizren: Rr. “Rezmi Ademaj”

Çmimi i biletave është si vijon:

Lindje 3 euro

Perëndim 3 euro

VIP 5 euro

/Telegrafi/