LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë e duan mbrojtësin e Chelseat

Të gjithë e duan mbrojtësin e Chelseat

Chelsea është me fat që ka nën kontratë talentin danez Andreas Christensen.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion si i huazuar në Bundesligën gjermane tek Borussia Moenchegladbach.


Së fundmi garës për transferimin e tij iu është shtuar edhe kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.

Mediat në Gjermani kanë shkruar se Bayerni është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e Christensenit.

Por për të në garë janë edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Manchester United, Arsenal, Real Madrid e Liverpool.

Por danezi pritet të rikthehet në Chelsea në fund të stinorit pas huazimit dhe vështirë të besohet se londinezët do ta humbasin një talent të tillë. /Telegrafi/