Shitje rekord për Hoffenheimin, klubi anglez e blen Bazoumana Toure


Newcastle United ka zyrtarizuar transferimin e Bazoumana Toure nga Hoffenheimi, duke vazhduar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Sulmuesi anësor 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin anglez.
Sipas raportimeve të mëhershme, Newcastle ka paguar rreth 50 milionë euro për kartonin e talentit afrikan.
Pas prezantimit zyrtar, Toure nuk e fshehu entuziazmin për transferimin në Ligën Premier.
"Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë të luaja në Ligën Premier për një klub të madh si Newcastle".
Welcome to Newcastle United, Bazou 😍 pic.twitter.com/9vrAYOGniz
— Newcastle United (@NUFC) July 5, 2026
"Newcastle është si një familje dhe kjo do të më ndihmojë të jap më të mirën në fushë. Do të jap maksimumin çdo ditë për këtë fanellë".
"Jam shumë i emocionuar që i bashkohem Newcastle dhe mezi pres të takoj bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë njerëzit në klub. Gjithashtu mezi pres të luaj për herë të parë në St James' Park", ka deklaruar Toure.
Bazoumana Toure është përforcimi i dytë i skuadrës së parë për Newcastle gjatë këtij afati kalimtar, pas transferimit të portierit Ewen Jaouen nga Reimsi për 18.5 milionë funte./Telegrafi/












































