LAJMI I FUNDIT:

Tchouameni flet pasi kërkohet nga shumë klube: Kam punuar shumë që të jem në këtë pozitë

Tchouameni flet pasi kërkohet nga shumë klube: Kam punuar shumë që të jem në këtë pozitë

Aurelien Tchouameni ka folur për lajmet që e lidhin atë me disa nga klube evropiane, pas paraqitjeve të tij të mira me Monacon gjatë viteve të fundit.

Francezi thuhet se ka tërhequr interesim e Real Madridit, i cili është në mesin e disa klubeve elitare evropiane që e kanë vendosur në radarët e tyre.


“Është qesharake sepse shokët e mi, Benoit Badiashile dhe Djibril Sidibe , çdo mëngjes mëthonë: ‘Ok, do të shkosh në këtë klub’ ose të nesërmen në një klub tjetër”.

“Por është mirë të jem në këtë situatë sepse do të thotë që jam në një pozicion të mirë”.

“Kam punuar shumë për të qenë në këtë pozicion, që të më duan klubet më të mira. Por, përsëri, janë vetëm lajme”.

“Më e rëndësishmja për mua është të jem i mirë në stërvitje, të jem i mirë në ndeshjen e ardhshme. Dhe pastaj, nëse diçka do të ndodhë, do të shohim, por për mua nuk është e rëndësishme”, ka thënë Tchouameni për CNN.

Tchouameni e pranoi se e shikon shumë të La Ligan dhe Ligën Premier. /Telegrafi/