Që kur kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid në Kosovë, që përfshijnë edhe mbylljen e klubeve të natës, estrada kanë vazhduar angazhimet e tyre jashtë vendit.

Edhe Tayna kohëve të fundit ka mbajtur koncerte për bashkatdhetarët në vende të ndryshe Evropiane.


Në llogarinë e saj personale të Instagramit ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës, reperja e njohur nga Prizreni ka sjellë imazhe nga paraqitja në koncertin e fundit, ku dukej tërheqëse dhe provokuese.

tayna 242434826 217184587059511 3432053426746578582 n Foto: Tayna/Instagram

Tayna pozoi në një veshje me ngjyrë të gjelbër të cilën e kombinoi me sytjena të bardha, syze të zeza, teka flokët e lidhura prapa i la pas shpinës.

tayna 242316888 289735195915200 2503526327539608150 n Foto: Tayna/Instagram

“Ajo ishte një yll. Aq e ndritshme dhe e rrallë sa që kur të kishit mbyllur sytë, nuk kishte asnjë shenjë që ajo kishte qenë atje”, ka shkruar Tayna duke iu referuar dukjes së saj në një ambient që ndriçonte nga drita e qytetit dhe qiellin e mbushur me yje.

tayna 242298858 830671474316062 200206587036175443 n Foto: Tayna/Instagram

Rikujtojmë që projekti i fundit i Tayna është “Taka’, ndërsa reperja ka paralajmëruar kohë më parë se ka filluar punën në realizimin e një albumi muzikor. /Telegrafi/

tayna 242281843 992697464632373 3881440647547345762 n Foto: Tayna/Instagram