Reperja e njohur, Tayna, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.

"Sicko" titullohet kënga e saj e re, e cila u prit shumë mirë nga fansat dhe në vetëm pak ditë pas publikimit, ka arritur shifra të larta klikimesh në YouTube.


Teksa është në valën e sukseseve të shumta të fundit, ajo po është vazhdimisht aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në të kuqe, teksa shijonte një pije.

tajn1

"Filluam duke pirë për dashuri prapë", kishte shkruar reperja nga Prizreni në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime të shumta nga fansat.

Mirëpo një koment nuk mungoi edhe nga reperi i njohur i skenës, Capital T, i cili e ka ngacmuar atë duke i thënë se qenka dashuruar.

Ndërkohë, e ënjta nuk ka hezituar që t'i përgjigjet kolegut të saj, duke e vënë dyshim atë që ai kishte "konstatuar". /Telegrafi/

tajn2