LAJMI I FUNDIT:

Tash është zyrtare: Schick nuk do t’i bashkohet Juves

Tash është zyrtare: Schick nuk do t’i bashkohet Juves

Sampdoria ka konfirmuar se sulmuesi Patrik Schick nuk do t’i bashkohet Juventusit, pasi dy klubet janë pajtuar të tërhiqen nga marrëveshja.

Kemi raportuar se Bianconerët e tërhoqën ofertën e tyre prej 25 milionë eurosh për çekun si pasojë e problemeve shëndetësore, mirëpo klubi që e pronëson ka njoftuar se vendimi ishte i dyanshëm.


Juve tërhiqet nga Schick, problemet me zemër arsyeja e dështimit të transferimit?
Lexo po ashtu Juve tërhiqet nga Schick, problemet me zemër arsyeja e dështimit të transferimit?

“Sampdoria dhe Juventusi bëjnë të ditur se ishte një marrëveshje e përbashkët që të mos e finalizonin transferimin e lojtarit Patrik Schick”, thuhet në njoftimin e Blucerchiati.

Mediat kanë raportuar se arsyeja e dështimit të transferimit ishte një problem në zemër që është zbuluar gjatë ekzaminimeve mjekësore te Zonja e Vjetër.

Nuk dihet se a do të vazhdojë të luajë Schick, apo do t’i nënshtrohet ndonjë trajtimi për ta tejkaluar këtë problem. /Telegrafi/