Sulmuesi kosovar, Shani Tarashaj ka arritur edhe një fitore me skuadrën e tij Eintracht Frankfurt.

Frankfurt ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj skuadrës së fundit në Bundesliga, Dramstadt.

Tarashaj u aktivizua në pjesën e dytë dhe ka qenë mjaftë aktiv për ekipin e tij.

Goli i dytë i shënuar nga Rebic, meritë kishte edhe Tarashaj që filloi aksionin.

Ndërkohë ai ka postuar edhe disa foto në faqen e tij zyrtare në Facebook duke shkruar për ndeshjen.

“Çfarë fitore e bukur. Vazhdojmë drejt qëllimit tonë”, shkroi Tarashaj.

Frankfurt është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë pas kësaj fitore me 35 pikë të tubuara pas 19 ndeshjeve. /Telegrafi/