LAJMI I FUNDIT:

Takimet e liderëve të Ballkanit: Shumë fjalë e pak rezultate

Takimet e liderëve të Ballkanit: Shumë fjalë e pak rezultate

Numri samiteve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është rritur viteve të fundit, por sfidat e mospajtimet vazhdojnë të jenë prezente. Pavarësisht tentimeve, fuqitë ndërkombëtare nuk po arrijnë akoma t’i normalizojnë raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, ka paralajmërime se rruga e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka rrezik të ballafaqohet me pengesa të reja.

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup i bëri bashkë.


Edhe takimet në kuadër të procesit të Berlinit gjithashtu.

Mirëpo, Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akoma nuk po ia dalin që t’i bindin liderët ballkanik që t’i mbyllin përfundimisht mospajtimet.

Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara. Presidenti i Serbisë vazhdon të qëndrojë i pavendosur mes Rusisë dhe Perëndimit, e situata në Bosnje gjithashtu është e brishtë.

“Siç duket në njërën anë ka edhe një lodhje të Perëndimit…Tashmë po shihet që ka një përpjekje të Perëndimit që edhe çështjen e ndihmës financiare si planin e rritjes, por edhe çështjen e integrimeve evropiane ta ndërlidhë me zbatimin e reformave të brendshme dhe të marrëveshjeve normalizuese që i kanë bërë”, thotë Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

Ai thekson se Perëndimi po tenton në forma të ndryshme që t’i përmbyllë këto çështje.

“Tashmë ata e kanë bërë një lloj shkopi për karrotën e tyre. Karrota është plani i rritjes gjashtë miliardësh, në anën tjetër një hapje të derës për anëtarësim në BE dhe anën tjetër është shkopi i kushtëzime”, shton Kamberi.

Megjithatë, rruga e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ka rrezik të ballafaqohet me pengesa të reja.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, paralajmëron se kjo mund të ndodhë në rast se në BE ndodhin ndryshme në zgjedhjet e qershorit.

“Nëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fitojë Donald Trump, atëherë natyrisht se do të ndryshojë në mënyrë fundamentale edhe qasja politike e Amerikës, por edhe nëse në BE fitojnë të djathtët, edhe atëherë do të ketë mundësi për ndryshime. Për këtë arsye është e domosdoshme që qeveria e Kosovës t’i përshpejtoj hapat në dialog”, shprehet Muhaxhiri.

James O’brien, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, paralajmëroi në Shkup liderët e Ballkanit, se nuk do të kenë mundësi që ta pengojnë rrugëtimin e njëri-tjetrit në integrim, pasi deri kur ky synim të bëhet realitet, duhet të mbyllen të gjitha çështjet e pazgjidhura./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori