Manchester City është parashikuar nga një super kompjuter që ta mbyll sezonin para Liverpoolit, që është kampion aktual.

Reds fituan sezonin e shkuar titullin me një epërsi të madhe prej 18 pikësh ndaj Manchester City.


Por superkompjuteri i “talkSPORT” ka parashikuar që skuadra e Jurgen Klopp nuk do të jenë në gjendje të mbrojë statusin e tyre si kampion deri në fund të sezonit 2020-21.

AlissonBecker 2 e1596452283834 Liverpool (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

City të cilët kanë forcuar skuadrën e tyre me emra si Nathan Ake dhe Ferran Torres, parashikohet të përfundojnë të parët, ndërsa Liverpool të dytët.

Chelsea edhe pse ka përforcuar dukshëm skuadrën me emra si Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Malang Sarr, Thiago Silva dhe Kai Havertz, nuk shihen në dy pozitat e para.

GettyImages 1264697763 Chelsea. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Superkompjuteri ka parashikuar që skuadra e Frank Lampard do të përfundojnë në vendin e tretë dhe do të jetë sigurt në Ligën e Kampionëve. Manchester United, i cili përfundoi i treti sezonin e kaluar, do të jetë i katërti.

Arsenali parashikohet të përfundojë i pesti, ndërsa Tottenham pritet ta përfundojnë në vendin e gjashtë.

Fulham, West Ham dhe West Brom janë tri klubet janë parashikuar si të rëna nga elita.

Më poshtë e gjeni renditjen e plotë të parashikuar nga super kompjuteri.

20. Fulham (bie nga katergoria) 19. West Ham (bie nga katergoria) 18. West Brom (bie nga katergoria) 17. Burnley 16. Aston Villa

Screenshot 5 4

15. Crysatal Palace 14. Brighton 13. Leeds

Screenshot 6 3

12. Newcastle 11. Sheffield United 10. Southampton 9. Everton

GettyImages 1196055031

8. Leicester City 7. Wolves 6. Tottenham

Screenshot 7 2

5. Arsenal (kualifikohet në Ligën e Evropës) 4. Manchester United (kualifikohet në Ligën e Kampionëve) 3. Chelsea (kualifikohet në Ligën e Kampionëve) 2. Liverpool (kualifikohet në Ligën e Kampionëve) 1. Manchester City (kampionët i Ligës Premier)

GettyImages 1264555534

/Telegrafi/

telegrafi sport app