A është e mundur kjo: Arsenali i ofron Viniciusit një pagë javore astronomike

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madrid ka nisur të vihet në pikëpyetje, pasi në Angli raportohet për një interesim serioz nga Arsenali për yllin brazilian.
Kampioni anglez dëshiron të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar dhe synon të sjellë në Londër një nga futbollistët më të mirë në botë.
Situata është bërë më interesante pasi Vinicius ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e saj.

470 mijë euro në javë, oferta që mund të ndryshojë historinë e klubit
Sipas gazetës angleze The Telegraph, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë Viniciusit një pagë prej rreth 470 mijë eurosh në javë (24.4 milionë euro në vit), shifër që do ta kthente brazilianin në lojtarin më të paguar në historinë e klubit londinez.
Kjo ofertë tregon ambicien e Arsenalit për të siguruar një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror dhe për të shtuar edhe më shumë cilësi në repartin ofensiv.
🚨🚨| BREAKING: Arsenal are ready to offer Vinicius Junior over £𝟒𝟎𝟎,𝟎𝟎𝟎 per week — the 𝐁𝐈𝐆𝐆𝐄𝐒𝐓 salary in the club’s history. 🤯
The Gunners have decided the financial aspect will 𝐍𝐎𝐓 be a problem in their pursuit of Vini Jr.
[@TeleFootball] pic.twitter.com/myf7vZ3Nkp
— CentreGoals. (@centregoals) July 26, 2026
Vinicius, një nga figurat kryesore të Real Madridit
Që nga transferimi në Madrid, Vinicius është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit spanjoll.
Braziliani ka regjistruar 128 gola në të gjitha garat zyrtare me fanellën e Real Madridit dhe ka qenë protagonist në shumë suksese të skuadrës, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, mungesa e një marrëveshjeje të re me klubin ka bërë që klubet e mëdha evropiane të monitorojnë situatën e tij.

Arsenali tashmë është një nga skuadrat që po e ndjek më nga afër, por mbetet për t’u parë nëse Vinicius do të zgjedhë të vazhdojë aventurën në Madrid apo do të nisë një kapitull të ri në Ligës Premier. /Telegrafi/











































