LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri më i madh parashikon çdo fitues të ligës dhe garave evropiane këtë sezon

Superkompjuteri më i madh parashikon çdo fitues të ligës dhe garave evropiane këtë sezon

Një superkompjuter ka parashikuar pjesën tjetër të sezonit 2023/24 të futbollit evropian duke treguar ekipet fituese të çdo gare të madhe.

Me sezonin 23/24 që është në gjysmë të rrugës, të pesë ligat kryesore evropiane kanë filluar të bëhen serioze.


Në Angli, Liverpooli i Jurgen Kloppit aktualisht kryeson Ligën Premier pasi ka një avantazh të ngushtë ndaj Arsenalit, Aston Villas dhe Manchester Cityt.

Në Spanjë, Real Madridi është ‘fyt më fyt’ me befasinë e sezonit, Girona, në krye të La Ligës.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen është në krye të Bundesligës, përpara kampionit aktual Bayern Munich.

Paris Saint Germain ka një epërsi të mirë në krye të Ligue 1 ndaj Nices, ndërsa në Itali, Interi ka pesë pikë diferencë mes tyre dhe Juventusit të vendit të dytë.

Një superkompjuter tani ka parashikuar se çfarë do të ndodhë për pjesën e mbetur të sezonit 23/24 në Evropë dhe kush do të jenë fituesit.

Sipas superkompjuterit të BetMGM, Harry Kane më në fund do të marrë në dorë trofeun e tij të parë të madh pasi Bayern pritet të fitojë sërish Bundesligën.

City i Pep Guardiolës parashikohet të kalojë Liverpooli dhe Arsenal për të fituar titullin e tyre të katërt radhazi në Ligën Premier.

Në Spanjë dhe Itali, Real Madridi dhe Interi janë gati për të marrë titullin kampion, ndërsa PSG pritet të fitojë titullin e Ligue 1.

Për sa i përket garave të tjera evropiane, superkompjuteri i ka dhënë Cityt një shans prej 30 për qind për të fituar Ligën e Kampionëve, duke i bërë ata fituesit më të mundshëm dhe me distancë të madhe me ndjekësit.

Për Ligën e Evropës, superkompjuteri favorizon Liverpoolin me 30.13 për qind shanse, ndërsa Aston Villa ka 33.78 për qind gjasa për të ngritur trofeun e Ligës së Konferencës.

Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës do të rikthehen në aksion në muajin shkurt kur të fillojnë fazat e eliminimit direkt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori