LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri i Ligës Premier ka tani një favorit të ri në garën për titull

Superkompjuteri i Ligës Premier ka tani një favorit të ri në garën për titull

Për herë të parë këtë sezon, superkompjuteri i kompanisë Opta ka zgjedhur një favorit të ri për titullin e Ligës Premier 2023/24.

Xhiro e 30-të ishte një fundjavë vendimtare veprimi që mund të kishte një ndikim të madh në renditjen përfundimtare në tabelën e Ligës Premier.


Liverpooli erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Brightonin në Anfield në ndeshjen e parë të së dielës që do të thotë se presioni ishte mbi rivalët për titull, Manchester City dhe Arsenal.

Barazimi 0-0 në Etihad Stadium bëri që skuadra e Jurgen Klopp të kërcej mbi Arsenalin në tabelë, dy pikë më shumë se Topçinjtë në krye dhe tre pikë përpara kampionëve në fuqi.

Barazim që nuk i hynë në punë asnjërës, City dhe Arsenali asistojnë Liverpoolin
Lexo po ashtu Barazim që nuk i hynë në punë asnjërës, City dhe Arsenali asistojnë Liverpoolin

Manchester City po kërkon kurorën e tyre të katërt radhazi në Ligën Premier dhe një betejë për titull mes tre skuadrave pritet t’i mbajë në ankth ka tifozët e të gjitha skuadrave.

Me nëntë ndeshje të mbetura, është ende shumë afër për të hamendësuar – por numrat sugjerojnë se një favorit është shfaqur pas rezultateve të fundjavës.

Opta, ofruesi zyrtar i të dhënave për Ligën Premier, ka zbuluar se City nuk është më favorit për titull, hera e parë këtë sezon që ata nuk janë këshilluar për të përfunduar në krye.

Superkompjuteri i tyre sugjeron që ekipi i Jurgen Klopp tani kanë më shumë gjasa të përfundojë duke ngritur trofeun në maj, duke parë shanset e tyre të rritura me 12.4% pasi kaluan në krye të grumbullit.

Liverpoolit i është dhënë një shans prej 47.7% për të fituar ligën ndërsa City bie në 33.5%. Skuadra e Mikel Artetës mbetet e treta me 18.8% pavarësisht se është mbi ekipin e Pep Guardiolas në tabelë.

Ndryshe, Liverpool mund të përballet me provën më të madhe të ndeshjeve të mbetura fundjavën e ardhshme, kur ata të udhëtojnë në Old Trafford për t’u përballur me rivalët e Manchester United, vetëm disa javë pasi pësuan një humbje të vonë nga djemtë e Erik ten Hag, e cila i pa ata të largoheshin nga FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori