LAJMI I FUNDIT:

‘Sunny Hill Festival’ radhitet në mesin e top pesë festivaleve më të mëdha evropiane

‘Sunny Hill Festival’ radhitet në mesin e top pesë festivaleve më të mëdha evropiane
Dua Lipa në festivalin "Sunny Hill" (Foto: Armend Nimani)

Gjersa vera afrohet, mediat anë e kënd botës, kanë nisur krijimin e toplistave për festivalet që nuk duhet humbur. “T.H.E Music Essentials” është një prej tyre. Në top 5 ka vendosur edhe “Sunny Hill Festival”.

“Nëse jeni adhurues i muzikës dhe dëshironi që të ndiqni një festival gjatë kësaj verë, atëherë keni ardhur në vendin e duhur. Ne postimin e sotem do t’ju prezentojme festivalet me te mira qe do te mbahen gjate veres që me shumë vendosmëri ua sugjerojmë për t’i përcjellë, varësisht cilin zhanër pëlqeni”, shkruan gazetari Akshay Bhanawat per “T.H.E Music Essentials” dhe iu premton lexuesve se nuk do të zhgënjehen nga lista e tyre.


Në mesin e pesë festivaleve më të mëdha evropiane radhitet edhe festivali Sunny Hill Festival i cili nga autori cilësoht si “padyshim festivali më i mirë në Evropen Juglindore”.

J Balvin në festivalin “Sunny Hill” (Foto: Sunny Hill Festival)

Eventi më prestigjioz që mbahet në Kosovë, Sunny Hill Festival eshte gjithashtu padyshim festivali më i rëndesishem i Evropës Juglindore për shkak të performuesve të jashtëzakonshëm që performojnë çdo vit.

Për vitin 2023 çmimet dhe performuesit ende nuk janë shpallur, pa marrë parasysh, ky event konsiderohet si i domosdoshem (Must See) për dashamirët e muzikës dhe kulturës.

Dua Lipa në festivalin “Sunny Hill” (Foto: Sunny Hill Festival)

Në edicionet e kaluara kanë performuar artistë si: Dua Lipa, Miley Cyrus, J Balvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Afrojack, Hardwell, dhe shumë artistë të tjerë shumë të njohur ndërkombëtarë si dhe artistë shumë të njohur lokalë.

Lexo artikullin e plotë “Concerts You Should Not Miss For Summer 2023” në TheMussicEssentials.

Lista e pesë festivaleve të preferuara është:
Primavera Sound (May 29th – June 4th) – Barcelonë, Spanjë
Glastonbury (June 21st – June 25th) – Shepton Mallet, Somerset, Mbretëri e Bashkuar
Womad (July 27th – July 30th) – Malmesbury – Mbretëri e Bashkuar
Sunny Hill Festival (beginning of August) – Prishtinë, Kosovë
Rock and Seine (August 23rd – August 27th) – Paris, Francë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori