LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi shqiptar u ‘zhduk’ pas borxhit dy milionësh, zbulohet vendi ku jeton!

Sulmuesi shqiptar u ‘zhduk’ pas borxhit dy milionësh, zbulohet vendi ku jeton!

Të gjithë e mbajnë mend sulmuesin e njohur shqiptar të Tiranës, Indrit Fortuzi, i ashtuquajtur edhe “Zogu”.

Por në Nëntor të vitit 2015, Fortuzi u largua nga Shqipëria pas problemeve të shumta që kishte në vendin tonë me miliona lekë borxhe kryesisht nga bixhozi.


Fortuzi u largua duke lënë pas 2 milionë euro borxhe dhe shumë probleme me bixhozin, ndërsa bashkë me të u largua edhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Tiranës.

Prej atij momenti askush nuk ka dëgjuar më për të.

Fortuzi së bashku me gruan e tij

Afro një vit e gjysmë më pas, të afërm të tij për newsport.al tregojnë se ai së bashku me bashkëshorten kanë nisur një jetë të re në Amerikën Latine pa dashur të zbulojnë saktësisht vendin “ekzotik” ku ndodhen.

Pas largimit të Fortuzit nga Shqipëria nisi një hetim për ngjarjen i cili mbetet ende i hapur edhe pse asgjë veç listës së borxheve nuk është zbuluar për ish­sulmuesin e Tiranë.