Aktori turk është në kryeqytetin boshnjak për të ndjekur festivalin e filmit që organizohet në këtë qytet, por nuk do të qëndrojë gjatë aty, pasi qysh nesër do të udhëtojë në Turqi.

“Jam i emocionuar. Hera e parë që marr pjesë në Sarajevo Film Festival për të cilin kam dëgjuar vërtet shumë. Jam shumë i lumtur që kam këtë rast edhe pse nuk do të qëndroj gjatë”.


“Shpresoj se do të kem rast sërish të vij në një të ardhme, pasi më herët nuk kam qenë në Sarajevë”, ka thënë aktori turk për mediat boshnjake.

Ai u prit nga shumë gazetarë në aeroport, ndërsa u ndoq nga fansat edhe në për qytet. /Telegrafi/