LAJMI I FUNDIT:

Suksesi radhës nga ekipet shqiptare BLINK dhe XGAMING kualifikohen në turneun e CS:GO, A1 Adria League Season 9

Suksesi radhës nga ekipet shqiptare BLINK dhe XGAMING kualifikohen në turneun e CS:GO, A1 Adria League Season 9

Suksesi i ekipeve shqiptare të CS:GO nuk ka të ndalur, tashmë edhe ekipet tjera po vazhdojnë ta ndjekin suksesin e ekipit BadNewsEagles, BLINK DHE XGAMING janë kualifikuar në turneun më të madh të Ballkanit për lojën CS:GO, A1 Adria League.

A1 Adria League është turneu më i madh i Ballkanit, i cili mbahet çdo vit, ku bashkon ekipet më të mira të Ballkanit në përballje kundër njëri tjetrit.


Sezoni i këtij viti do të shoh 8 ekipet më të mira në garën për vendin e parë, ku rreth 5.000 euro do të jetë vlera e çmimeve që do të ndahen për ekipet pjesëmarrëse, duke filluar nga data 8 maj.

Rreth 42 ekipe morën pjesë në kualifikimin e parë të A1 Adria League, ku vetëm dy ekipe patën rastin të kualifikohen për në turneun kryesorë, e këto ishin ekipet shqiptare BLINK dhe XGAMING që treguan edhe njëherë talentin e shqiptarëve në CS:GO.

Në ndeshjen finale BLINK mposhtën ekipin bitboxks në një ndeshje të ngushtë, e cila përfundoj me rezultat 2:1 me mapa, ndërsa ekipi XGAMING mposhtën ekipin ghoulsw me rezultat 2:1 me mapa, transmeton Telegrafi.

Me këto fitore ekipet shqiptare i bashkohen kampionit të kaluar ekipit 4glory esports, si dhe ekipit Bluejays të cilët morën ftesë direkt për në turneun kryesor.

Një sukses i tillë pritet të përsëritet edhe nga ekipe tjera shqiptare pasi që kanë mbetur edhe dy faza kualifikuese për t’u luajtur në javët në vazhdim.

Këto janë formacionet e dy ekipeve shqiptare të cilat janë kualifikuar për në Adria League, edhe pse ekipi i ri i BLINK ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga organizata.


BLINK 

Kujtim “gulito” Durmishi
Ensar “Caley” Ersuzi
Bledar “BledarD” Dula
Valon “valoN9” Etemi
Ahmet “2high” Baftijari
Babjet “malware” Muçaj (trajner)


XGAMING

Arlind “deb0” Sadiku
Arbnor “Arbnorz” Sadiku
 Qëndrim “v1w” Hajrizi
Serdar “cerber” Mahmuti
Atif “gejmzilla” Mustafa


/Telegrafi/