LAJMI I FUNDIT:

Suedia shpreson në shkëlqimin e Ibrahimovicit

Suedia shpreson në shkëlqimin e Ibrahimovicit

Pasi ka siguruar vendin në “Euro 2016”, duke e mposhtur rivalen nga Skandinavia, Danimarkën, në dy përballje të barazhit, tifozët e Suedisë shpresojnë që Zlatan Ibrahimoviqi dhe kompania e tij të shpërthejnë edhe në Francë.

Suedia ishte eliminuar në fazën e grupeve në Evropianin 2012 dhe me Italinë e Belgjikën në grup kësaj radhe, një fitore në ndeshjen hapëse të Grupit E të “Franca 2016” kundër Irlandës më 13 qershor, do të ishte e nevojshme për një start të mbarë drejt arritjes në fazën nokaut, shkruan Koha Ditore.


“Skuadra që fiton atë përballje ka gjasa të mira për të avancuar tutje. Një fitore në atë përballje mund të ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje”, ka thënë trajneri i Suedisë, Erik Hamren. Suedia ka pasur probleme kundër përfaqësueseve më lart të ranguara dhe ka marrë vetëm dy pikë nga 12 të mundshme në kualifikime kundër fitueses së grupit Austrisë dhe kundër skuadrës së dytë në grup Rusisë.

Fakte për Suedinë

Rezultati më i mirë: gjysmëfinaliste më 1992
Trajner: Erik Hamren
Golashënuesi më i mirë: Zlatan Ibrahimoviq (62 gola)
Më së shumti paraqitje: Andres Svensson (148)
Federata e formuar më: 1904
Suedia doli e treta. Për të lënë gjurmë në “Euro 2016”, Suedisë i duhet që kapiteni dhe rekordmeni i golave Zlatan Ibrahimoviq të shkëlqejë në Francë. Ai ka qenë i pandalshëm në katër stinorë në Ligue 1 të Francës.

Në eliminatore për “Euro 2016”, Ibrahimoviq ka shënuar 11 nga 19 golat e Suedisë, përfshirë tri nga katër në ndeshjet e barazhit, ku Suedia ngadhënjeu me shifrat 4:3 pas dy ndeshjeve kundër Danimarkës.

Mirëpo, shpërthimet e Ibrahimoviqit në sulm shpesh kanë mbetur në hije të butësisë së qendërmbrojtjes së Suedisë, që ka pasur telashe me shpejtësinë dhe kundërsulmet. I njohur për besnikërinë e tij, Hamren prapë ka përfshirë në skuadër lojtarët në moshë si Sebastian Larsson e Kim Kallstrom, por gradualisht po përfshinë futbollistë të rinj.

Në listë janë gjashtë lojtarë që kanë ngadhënjyer në Evropianin U-21 në Çeki vitin e kaluar dhe disa lojtarë me përvojë në Ligën e Kampionëve me Malmon. Sulmuesi i Celta Vigos, John Guidetti, ka marrë shumë lëvdata me paraqitjet në Spanjë dhe Emir Kujoviq ka qenë në krye të listës së shënuesve në elitën suedeze në vitin 2015 me 21 gola, duke udhëhequr Norrkopingun drejt titullit.

Me Hamrenin që pritet të largohet pas përfundimit të Evropianit dhe Ibrahimoviqin që pritet të pensionohet nga përfaqësuesja, suedezët duan që të shënojnë fundin e një epoke me një paraqitje dinjitoze.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori