Superylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka arritur ta gjejë formën në fushë pas një starti të dobët në këtë sezon, e është i uritur që të vazhdojë me suksesin jashtë fushe.

30 vjeçari duket se dëshiron të vazhdojë me sukseset edhe jashtë fushe, duke hapur një restorant - por a ka kafshuar ai më shumë se sa që mund të gëlltisë?


ushqim 10 Miqt e afërt nuk mungojnë në "Chalito"

Chalito quhet restoranti i ri i Suarzit i hapur në veri të zonës së njohur Rambla në zemër të Barcelonës.

Ambienti modest servon ushqim të shpejtë me shije latine, që edhe pritet nga një njeri i cili quhet El Gordo, që në spanjisht do të thotë "i trashë".

ushqim 6 Duke shikuar Suaerzin, në restorantin e Suarezit

Përpos ushqimeve klasike Latino Amerikane, menuja ka edhe përzgjedhje të mirë të picave, që dëshmon se Suarez ka shije edhe për kuzhinën italiane.

Qysh në ditët e para të hapjes së biznesit të ri, Suarez ka pasur për mysafir Lionel Messin.

ushqim 7 Suarez ka shije edhe për picat italiane...

Sipas raportit të The Sun, çmimi në këtë restorant është normal dhe nuk duhet të jesh futbollist i klasit botëror për ta paguar atë, e madje stafi i uruguaianit i gostit mysafirët me pije falas "nga shtëpia".

ushqim 3 Një meny e pasur...

Mbetet të shihet nëse Suarez do t'ia dalë që të replikojë suksesin e tij nga futbolli në biznes. /Telegrafi/

ushqim 8

ushqim 4

ushqim 1 Ushqim i shpejtë...

ushqim 2