LAJMI I FUNDIT:

Struga, klubi shqiptar që po e dominon në start futbollin e Maqedonisë së Veriut

Struga, klubi shqiptar që po e dominon në start futbollin e Maqedonisë së Veriut

Jemi mësuar me fitoret e Shkëndijës së Tetovës, por edhe me të Shkupit në vitet e fundit, ndërsa së fundmi në skenë ka dal Struga që po dominon kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Pas shtatë xhiros, Struga është lideri i padiskutueshëm në elitë, duke marrë shtatë fitore, apo 21 pikë.


Shtatë fitore radhazi për klubin që është themeluar në vitin 2015 dhe prej futjes në elitë ka qenë një kandidat serioz për garat evropiane, ndërsa këtë vit synon titullin e kampionit.

Struga ka mposhtur Pobedan (3-0), Bregalnica Strip (0-1), Rabotnickin (2-1), Shkëndijën (0-2), Sileksin (2-1), Akademija Pandevin (0-3) dhe së fundmi Skopjen (3-0).

FC Struga, lider në Superligën e Maqedonisë së Veriut

Përveç sulmit më të mirë në kampionat me 16 gola të shënuar, stuganët kanë edhe mbrojtjen më të mirë, me vetëm dy gola të pranuar, shkruan Telegrafi.

Srgjan Zaharievski është trajneri i Strugës. Ai ishte ndarë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Skopjes në ndeshjen e fundit. Ai fitoren ia dedikoi tifozëve, me të cilët shpreson të festojë edhe shumë të tjera.

“Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje shumë të mirë për kushtet tona. Mendoj se dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe se në fund pikët me meritë mbetën në Strugë. Më vjen mirë që mund të japim ende rezultate të tilla dhe mbi të gjitha një lojë të mirë për tifozët tanë, me të cilët shpresoj se do të festojmë edhe shumë ndeshje të tjera së bashku”, deklaroi ai.

Srgjan Zaharievski, trajneri i Strugës (Foto: FC Struga)

Klubi ka ofruar së fundmi edhe yllin shqiptar të futbollit në Maqedoninë e Veriut, Besar Ibraimin.

Ky i fundit ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje dhe po e udhëheq skuadrën me plot sukses.

Po ashtu në skuadër ka edhe emra të tjerë të njohur për futbollin shqiptar si Bunjamin Shabani, Besnim Bojku, Fatjon Jusufi dhe Zija Merxhani.

Festa e Strugës pas një goli të Besar Ibraimit (Foto: FC Struga)

Struga e ka nisur shumë mirë këtë edicion dhe me skuadrën që ka nuk është e pamundur që pas Shkëndijës dhe Shkupit, titull të shkojë në qytetin e tretë shqiptarë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori