LAJMI I FUNDIT:

Statistikat tregojnë se Liverpooli ishte skuadra më e ‘ledhatuar’ nga gjyqtarët në Ligën Premier këtë sezon

Statistikat tregojnë se Liverpooli ishte skuadra më e ‘ledhatuar’ nga gjyqtarët në Ligën Premier këtë sezon

Liverpooli është shpallur klubi me statistikat më të buta në Ligën Premier për sa i përket ndëshkimit me kartonë nga ana e gjyqtarëve, duke bërë ndërhyrje (faull) pa u ndëshkuar, ndërsa Burnley ishin ekipi që u dënua më shumë nga gjyqtarët këtë sezon.

Hulumtimet nga Paddy Power Games morën në konsideratë çdo faull të kryer në sezonin 2018/19 në Ligën Premier dhe referohet nga të dhënat për çdo karton të verdhë dhe të kuq.

Liverpooli ishte ekipi që i shpëtoi më shumë ndëshkimeve me kartonë kur bënë  një faull, pasi patën vetëm 39 ndëshkime nga 315 faulle, me një normë dënimi prej vetëm 13 për qind.

Reds u ‘ledhatuan’ nga gjyqtarët

Në anën tjetër, Burnley ka kryer 360 faulle dhe 76 janë ndëshkuar, duke pasur normë prej 21 për qind. Watford dhe West Ham u gjykuan gjithashtu ashpër nga gjyqtarët, me 19 për qind dhe 18 për qind respektivisht të faulleve të ndëshkuar.

Kjo do të thotë se këtë sezon një lojtar Liverpoolit kishte rreth 70 për qind më pak gjasa për t’u ndëshkuar me kartonë sesa një lojtar Burnley.

Burnley ishte skuadra më e ndëshkuar (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Klube të tjera që gëzonin një ‘ledhatim’ të ngjashëm ishin Everton me 423 faulle, shifra më e madhe në Ligën Premier, por vetëm 59 kartonë apo 14 për qind. Kampionët e Manchester Cityt gjithashtu nuk u dënuan shumë, me 14 për qind të rasteve u ndëshkuan nga 328 faulle.

Sa i përket lojtarëve individual, sulmuesi i Reds, Roberto Firmino ishte në 10 përqindshin e lojtarëve që bëri ndërhyrje më shumë, por edhe pas 38 faulleve ai nuk u ndëshkua asnjëherë.

Firmino shkaktoi shumë faulle, por nuk u ndëshkua asnjëherë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ngjashëm mund të thuhet edhe për Naby Keita, i cili mori kartonin në fund të sezonit pas ndërhyrjes së 25-të. Megjithatë, nuk ishin vetëm lojtarët e Liverpoolit, pasi si mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey me (21 faulle) dhe anësori i Fulhamit, Ryan Sessegnon (20 faulle ) gjithashtu shmangën kartonët.

Lojtarët që nuk ishin aq me fat ishin mbrojtësi i Newcastle, Fabian Schar, i cili pati 12 kartonë gjatë sezonit, pavarësisht se ka kryer vetëm 28 faulle – 10 më pak se Firmino. Phil Bardsley i Burnley mori nëntë kartonë të verdhë nga 22 faulle dhe Harry Arter i Cardiff Cityt mori 10 kartonë nga 25 ndërhyrje. /Telegrafi/

Schar ishte më i ndëshkuari me kartonë (Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori