LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe shumëçka rreth Superkupës së Evropës: Liverpool – Chelsea

Statistika, analizë dhe shumëçka rreth Superkupës së Evropës: Liverpool – Chelsea

Sot, të gjithë sytë e botës do të përqendrohen në ‘Vodafone Park’ të Stambollit. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e ndeshjes së Sueprkupës së Evropës. Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Liverpooli do të luajë kundër fituesit të titullit të Ligës së Evropës, Chelsea.

Vendi: Stamboll, Vodafone Park
Koha: 14 Gusht (e mërkure), 21:00


Stadiumi i Besiktasit ka kapacitet prej 41903 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Liverpool

Alisson do të jetë fushave të blerta për disa javë pas një dëmtimi të këmbës në fitoren 4-1 të Liverpoolit kundër Norwich Cityt. Nënshkrimi i verës, Adrian pritet të jetë në portë.

Sadio Mane qëndroi në stol në takimin e parë të Ligës Premier, por pritet të jetë startues gjatë mbrëmjes së sotme.

Me ndeshjen e së shtunës në ligë me Southampton, Jurgen Klopp pritet të bëjë rotacion në mbrojtje dhe mesfushë.

Klopp para Superkupës së Evropës: Askush nuk do ta harrojë ekipin e 2005-tës, por ne jemi shumë më të mirë
Lexo po ashtu Klopp para Superkupës së Evropës: Askush nuk do ta harrojë ekipin e 2005-tës, por ne jemi shumë më të mirë

Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita, Joel Matip dhe James Milner janë ndër ata që kërkojnë një vend në ekipin e parë.

Dejan Lovren është lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit mes bisedimeve për një transferim te Roma në Serie A.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Chelsea

Frank Lampard do të bëjë ndryshime pas humbjet turpëruese 4-0 kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës Premier.

N’Golo Kante ka pësuar një dëmtim të vogël në takimin e së dielës dhe ka nevojë për vlerësim të mëtejshëm.

Christian Pulisic hyri në fushë vetëm nga banka rezervë dhe pritet që të jetë startues në takimin e sotëm. Lampard e vlerësoi Mason Mountin në ndeshjen e parë gjersa pritet të luajë që nga minuta e parë edhe në këtë takim.

Lampard: Jam optimist, fitimi i Superkupës së Evropës do na rriste mentalitetin fitues
Lexo po ashtu Lampard: Jam optimist, fitimi i Superkupës së Evropës do na rriste mentalitetin fitues

Kurt Zouma ishte i dobët ndaj Djajve të Kuq dhe trajneri mund të mendojë të inkuadrojë Antontio Rudigerin pasi e përfshiu në skuadrën udhëtuese.

Willian gjithashtu është Stamboll pasi nuk luajti në takimin e parë sezonal të ligës elitare angleze. Ai mund të luajë si startues së bashku me Pedron dhe Pulisicin.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Liverpool ishte skuadra e fundit angleze që e fitoi këtë trofe, duke e bërë këtë në vitin 2005 dhe kjo do të jetë paraqitja e tyre e gjashtë – tri fitore dhe dy humbje.

Liverpooli në rast të fitores do të bëhet skuadra e dytë me më së shumti trofe të Superkupës, ku nga pesë i kanë Barcelona dhe Milani.

Inkurajuese, Liverpooli është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të garave të UEFA-s kundër ekipeve të tjera angleze – katër fitore dhe dy barazime.

Chelsea po paraqitet në SuperKupën e tyre të katërt – një fitore dhe dy humbje.

Chelsea ka pranuar së paku një gol në gjashtë përballjet e fundit me Liverpoolin – dy fitore, tri barazime si dhe një humbje.

Liverpool - Chelsea, formacionet e mundshme të Superkupës së Evropës
Lexo po ashtu Liverpool - Chelsea, formacionet e mundshme të Superkupës së Evropës

Analiza

Liverpool e filloi sezonin e tyre me një fitore 4-1 ndaj Norwich Cityt, por tregoi dobësi në fazën e mbrojtjes. Tani ata kanë humbur edhe portierin e parë, Alisson Beckerin, i cili do të mungojë së paku dy muaj.

Frank Lampard filloi jetën si menaxher i Chelseat me një humbje 4-0 kundër Manchester Unitedit dhe kjo ndeshje për 41-vjeçarin nuk do të jetë aspak e lehtë. Chelsea gjithashtu ka pasur dy ditë më pak që të përgatitet për këtë takim.

Liverpool dhe Chelsea për Superkupën e Evropës: Te dyja skuadrat treguan nga një dobësi në ndeshjet e para kampionale
Lexo po ashtu Liverpool dhe Chelsea për Superkupën e Evropës: Te dyja skuadrat treguan nga një dobësi në ndeshjet e para kampionale

Chelsea ka humbur vetëm njërën nga gjashtë takimet e tyre të fundit me Liverpoolin, por do të ishte befasi nëse do ta fitonin Superkupën e Evropës pasi që Liverpooli llogaritet si super favorit.

Parashikimi: Liverpool 2-0 Chelsea /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori