LAJMI I FUNDIT:

Klopp para Superkupës së Evropës: Askush nuk do ta harrojë ekipin e 2005-tës, por ne jemi shumë më të mirë

Klopp para Superkupës së Evropës: Askush nuk do ta harrojë ekipin e 2005-tës, por ne jemi shumë më të mirë

Sonte në Stamboll do të zhvillohet një ndër ndeshjet më kryesore të klubeve sa i përket trofeve evropian.

Liverpooli dhe Chelsea do të mundohen ta bëjnë për vete trofeun e Superkupës së Evropës, kur do të takohen me fillim në ora 21:00 në stadiumin e Besiktasit.


Para takimit ka folur trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, i cili ka kujtuar suksesin e vitit 2005 të klubit që arriti në qytetin turk duke e mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve skuadrën e Milanit.

“Unë e di se sa i veçantë është Stambolli për Liverpoolin dhe çfarë mbështetje ka. Askush nuk do ta harrojë 2005, por ne jemi njerëz të ndryshëm, ne nuk jemi të njëjtë – ne jemi ekipi i 2019/20 – shumë të mirë!”

“Stambolli është një vend i shkëlqyeshëm për futbollin, unë kam luajtur këtu një herë për Dortmundin dhe atmosfera ishte e shkëlqyeshme. Ka një komunitet të madh të mbështetësve të Liverpoolit këtu në Turqi dhe kjo e bën atë të veçantë edhe për ne. Ne jemi të freskët, duam të luajmë dhe shpresojmë se mund ta bëjmë atë një vend të veçantë edhe për këtë grup”, tha gjermani.

Ndryshe, Liverpooli sezonin e kaluar triumfoi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori