Frank Lampard ka folur në konferencë për shtyp para takimit të Superkupës së Evropës mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Blutë dhe Reds do të ndeshen mes vete në Stamboll me fillim nga ora 21:00, ndërsa Lampard është optimist për një rezultat pozitiv të ekipit të tij.

“Jam optimist për ndeshjen e nesërme (sotme) dhe jam krenar që gjendem këtu duke menaxhuar ekipin”, ka thënë fillimisht Lampard në konferencë për shtyp.

Superkupa e UEFA-s ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat do të zhvillohet në Stamboll Superkupa e UEFA-s ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat do të zhvillohet në Stamboll

“Ne e dimë se do të jetë një provë e madhe, por nëse luajmë maksimumin tonë mund ta fitojmë ndeshjen”.

“Do ta zgjedh ekipin tim më të mirë për këtë ndeshje, të bazuar në meritat. N’Golo Kante pati një dëmtim të vogël të dielën dhe po vlerësohet. Mason Mount është dikush që e meriton shansin e tij”.

‘Sigurisht që ka qenë një javë ku kanë ndodhur shumë gjëra, por unë kam qenë i gatshëm për këtë dhe do të shohim se çfarë sjell ‘rollercoster’ i radhës!”.

“Mentaliteti fitues vjen nga puna e fortë së bashku me punën në terren, dhe një fitore nesër (sot) do të ndihmonte në shtimin e kësaj”.

Historike, një gjyqtare femër gjykon në Superkupën e Evropës Historike, një gjyqtare femër gjykon në Superkupën e Evropës

“Willian dhe Rudiger janë këtu. Fitnesi i tyre do të vazhdojë të rritet, por ata do të jenë në stol. Duhet të jemi të kujdesshëm me ta. Jam i kënaqur që ata janë këtu pasi na ndihmuan të fitojmë Ligën e Evropës sezonin e kaluar”.

“Gjykimi i ndeshjen nga një femër do të jetë diçka e shkëlqyeshme”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/