0Shares

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Franca. Miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Marseille dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen për trofeun e Ligës së Evropës.

Vendi: Lyon, Parc Olympique Lyonnais
Koha: 16 Maj (e mërkure), 20:45

Parc Olympique Lyonnais ka kapacitet prej ‎59,186 ulësesh (Getty Images)

Lajmet rreth ekipeve

Marseille

Luiz Gustavo mund të fillojë në qendër të mbrojtjes së bashku me Rolandon.

Por, për këtë të fundit, Rudi Garcia do të duhet të pres deri para finales së Ligës së Evropës.

Kostas Mitroglou gjithashtu është në dyshim, e cila mund ta bëjë që Valere Germainin të jetë në qendër të sulmit të francezëve.

Trajneri nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në përzgjedhjen e formacionit startues.

Lojtarët e dyja ekipeve që mund të mungojnë

Atletico Madrid

Sime Vrsaljko kthehet nga pezullimi për Atletico Madridin, ndonëse Diego Simeone mund të vazhdojë në krahun e djathtë me Juanfranin.

Filipe Luis mund të luajë në krahun e majtë përpara Lucas Hernandezit pas rimëkëmbjes së plotë.

Jose Gimenez dhe Vitolo janë dy dyshimet e vetme për gjigantët e La Ligës, megjithëse janë përfshirë në skuadrën e udhëtimit.

Stefan Savic pritet të luajnë në mbrojtje ndërsa krahun e djathtë do të paraqitet Angel Correa.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Marseille ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e tyre si mysafir këtë sezon.

Atletico ka shënuar mbi dy gola në pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Rekordi i Atleticos kundër klubeve franceze është gjashtë fitore, pesë barazime dhe një humbje.

Rekordi i Atleticos kundër klubeve franceze është katër fitore, tre barazime dhe tetë humbje.

Vlerësimi i lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës

Analizë

Marseille humbi terren në garën për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve pasi barazuan 3-3 me Guingampin.

Marseillle ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të fundit në Ligue 1 dhe vetëm dy nga katër ndeshjet e fundit të Ligës së Evropës.

Atletico Madrid ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Megjithatë, ka qenë e lavdërueshme puna e Diego Simeones në tre fitore prej katër ndeshjeve të fundit të Atleticos.

Atletico do të mundohet që përmes pikës së tyre të fortë të mbrojtjes të arrijnë deri tek triumfi ndërsa marsejezët do të mundohen të shfrytëzojnë kundër sulmet e rrezikshme me Payet dhe Thavuin.

Parashikim: Marseille 1-1 Atletico Madrid

(Në vazhdime fitojnë madrilenët)

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)