LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me FBK-në

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me FBK-në

Spitali Amerikan, mesditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës. Objekt i kësaj kontrate është rregullimi i marrëdhënieve dhe sponsorizimi i aktiviteteve të FBK-së, ku Spitali Amerikan është emëruar edhe si Spitali Zyrtar i FBK-së.

Spitali Amerikan do të kryejë shërbime specialistike dhe intervenime ortopedike të të gjitha llojeve, që lindin si pasojë e aktiviteteve sportive që ndodhin gjatë periudhës së grumbullimit, përgatitjeve të kombëtareve apo gjatë ndeshjeve zyrtare dhe miqësore, kampionate, për të gjithë basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës, e që ofrohen në këtë spital.


Gjithashtu Spitali Amerikan do të vendos në dispozicion autoambulancën së bashku me ekip mjekësor gjatë secilës ndeshje zyrtare apo miqësore të kombëtareve të Kosovës.

fbk1

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi në mes të Spitalit Amerikan dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës, Novrus Caushaj, Drejtor Ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Kosovë tha se dëshiron nga zemra që kjo kontratë të sjellë vetëm mbarësi për FBK-në, ai gjithashtu urojë që të mos ketë lëndime sepse në fund të fundit do të thotë paraqitje më pakë për përfaqësuesen tonë, por sido që të vijnë punët ai tha se Spitali Amerikan është i gatshëm 24 orë t’i shërbejë jo vetëm sportistëve të përfaqësues së basketbollit por të gjithë sportistëve të Kosovës.

“Është kënaqësi për mua që të jem pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të jemi sponsor zyrtarë i kombëtares së basketbollit duke ditur shumë mirë që basketbolli është një ndër sportet më të dashura dhe më popullorë në Kosovë dhe nga ana tjetër duke vazhduar politikën e Spitalit Amerikan, që jo vetëm spital, por dhe mbështetje në arsim apo edhe në sport. Ne me kënaqësi nënshkruajmë sot një kontratë bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës, është vërtetë kënaqësi që të jesh pjesë e kësaj marrëveshje, nga ana tjetër Spitali Amerikan nominohet spitali zyrtarë i përfaqësuese së basketbollit të Kosovës ky është edhe një nder për ne”, tha Novrus Caushaj, Drejtor Ekzekutiv i Spitalit Amerikan.

Ndërsa nga ana tjetër Erolld Belegu, Drejtor Gjeneral i FBK-së, e falënderoi shumë Dr.Caushaj i cili përfaqëson Spitalin Amerikan, duke theksuar se arritja e kësaj marrëveshje ka qenë jashtëzakonisht e lehtë dhe e shpejtë, por sipas tij më shumë kohë ju ka marrë derisa janë bërë bashkë të dy palët për zyrtarizimin e kësaj marrëveshje.

fbjk1

“Në Spitalin Amerikan do të bëhet trajtimi shëndetësor i të gjithë basketbollistëve të të gjithave përfaqësueseve gjatë periudhës së zgjatjes së kësaj kontrate. Në këtë marrëveshje kemi paraparë dy gjëra bazike, ku e para janë kontrollet bazike që janë të domosdoshme për përgatitjen e të gjithë basketbollistëve që do të thotë të gjithë përfaqësuesve të kombëtares së basketbollit të Kosovës ju është e domosdoshme dhe njëkohësisht në fazën e dytë përfshihet ajo se nëse do të kemi ndonjë rast të ndonjë lëndimi serioz apo të cilësdo natyrë, Spitali Amerikan do t’i ofrojë falas për të gjithë përfaqësuesit”, tha në fund Erolld Belegu, Drejtor Gjeneral i FBK-së.

Kujtojmë që marrëveshjet e tilla në mes të Spitalit Amerikan dhe përfaqësuesve të sportit të Kosovës nuk janë të pakta, rikujtojmë që ky spital ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Federatën e Xhudos në Kosovë për trajtime mjekësore falas për të gjithë xhudistët deri në përfundim të lojërave olimpike Rio 2016.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori