Eneda Tarifa është një prej këngëtareve të shquara të skenës muzikore shqiptare.

Së fundmi është raportuar për probleme në jetën e çiftit shqiptar.

Anabel spekulon se ajo dhe Erjon Zaloshnja mund të mos i kenë punët mirë, pasi tashmë thuhet se i kanë ndarë rrugët.

Prej vitesh ata janë bashkëpronarë në një nga klubet e Tiranës.

Lajmet e fundit nga estrada shqiptare Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

Dhe, pasi tash nuk ka performuar në këtë klub, flitet për një çarje në raportet mes çiftit.

Të shtunën Erjoni pati hapjen e sezonit të klubit, por aty nuk u paraqit Eneda, partnerja e tij në jetë dhe në biznes.

Tarifa besohet se ka lënë biznesin me Zaloshnjën, kurse ajo performoi më 3 janar në një nga klubet konkurrente.

Eneda dhe Erjoni ishin prej çifteve më të lumtura të estradës. /Telegrafi/