Manchester United ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq kanë marrë një fitore të thellë në udhëtim te Lask Linz me rezultat 0-5.
Në një ndeshje të zhvilluar pa tifozë, United ka dhuruar spektakël në fushë pasi kanë bërë një lojë fantastike duke shënuar tre gola shumë të bukur.
Manchester United -LASK. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images )
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 28-të, kur sulmuesi nigerian Odion Ighalo realizoi një supergol pas asistimit nga Bruno Fernandes.
Odion Ighalo. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images )
Me epërsinë minimale 0-1 të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para.
United vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur goli i dytë u shënua në minutën e 58-të nga talenti uellsian Daniel James.
E për rezultatin 0-3 u përkujdes mesfushori spanjoll Juan Mata në minutën e 83-të, kur shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Fred.
Manchester United. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images )
Krejt në fund të ndeshjes, kur po zhvilloheshin minutat shtesë Djajtë e Kuq shënuan edhe dy gola të tjerë.
Mason Greenwood realizoi një gol të bukur për 0-4 pas asistimit nga Chong derisa Andreas Pereira realizoi për rezultatin përfundimtar 0-5.
Kësisoj Djajtë e Kuq morën një fitore të madhe në Austri dhe tani e presin Laskun në ndeshjen e kthimit më të relaksuar.
United me këtë fitore të thellë konfirmon se është pretendenti kryesor për ta fituar trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/